Aktualitet

Manastirliu:Të shtunën vijnë 40 mijë doza vaksine të AstraZeneca nga COVAX


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:49 - 15/04/21 |
Opi Nion

Nga Kamza, ku po inspekton procesin e vaksinimit masiv, ministrja e Shëndetsisë, Ogerta Manastirliu ka lajmëruar se të shtunën Shqipëria merr 40 mijë doza të AstraZeneca si pjesë e instrumentit COVAX.

Ndër të tjera Manastirliu thekson se deri më sot në Shqipëri mbi 200 mijë të moshuar kanë marrë një dozë të vaksinës, ndërsa sot kalohet shifra e 300 mijë të vaksinuarve.

‘’Vijojmë me vaksinimin masiv të popullatës +60 vjeç. Edhe në Kamëz, kemi filluar me të sëmurët kronikë, si prioritet. Sot arrijmë mbi 200 mijë të moshuar që kanë marrë nga një dozë. Ditën e shtunë vijnë dhe 40 mijë doza të AstraZeneca nga COVAX”, tha Manastirliu.

Në këtë vizitë Manastirliu shoqërohej nga kryeministri Edi Rama./Opinion.al

Pas