Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manastirliu thirrje qytetarëve: Mos ejani vonë në spitale

2020/11/26 at 11:42 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Manastirliu thirrje qytetarëve: Mos ejani vonë në spitale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga foltorja e Kuvendit iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos shkojnë vonë në spital nëse gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë.

Manastirliu përgënjeshtroi deklaratat e opozitës për mungesë shtretërish në spitale, teksa theksoi se opozita po përdor pandeminë për të ardhur në pushtet.

“Më lejoni t’u drejtohem me zemër çdo qytetari. Mos ejani vonë në spitale! Mos dëgjoni ata që flasin e thonë që mjekët nuk shërbejnë, që nuk ka shtretër. Nuk e bëjnë për ju, e bëjnë për ha llin e pushtetit të tyre. Kanë hallet e bizneseve të tyre. Nuk janë kujdesur për ju atëherë kur ju dha mundësia dhe e lanë shëndetësinë në gërmadhë. E lanë shëndetësinë të vuante si një kufomë, është koha të besojmë ekspertët në këtë betejë të vështirë.”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Manastirliu deklaroi se sistemi shëndetësor është i përgatitur për të përballuar një fluks maksimal prej 1600 personash të shtruar për shkak të COVID-19.

“Spitalet rajonale janë të përgatitura, me investimin e kryer për linjat e oksigjenit të dedikuara dhe aparaturat në reanimacione, ndërkohë që janë trajnuar në vazhdimësi stafet. Skenarët tanë përfshijnë kapacitetet prej 1600 shtretërish në të gjithë sistemin për të përballuar këtë epidemi”, tha ministrja.

Ministrja Manastirliu theksoi gjithashtu se po rriten kapacitetet laboratorike, spitalore si kudo në vendet e tjera, për të përballuar situatën e pandemisë.

“Dyfishuam numrin e respiratorëve, ventilatorëve, pajisjeve në reanimacione. Punuam gjatë këtyre muajve për të punësuar mbi 270 punonjës shëndetësorë të dedikuar për të shërbyer në spitalet Covid. 7 milion euro ka qenë mbështetja e deritanishme për bonusin special, 1 mijë euro dhe 500 euro për stafet në frontin Covid”.

Ndërsa sa i takon testimeve Manastirliu tha se janë rritur 5 herë në krahasim me muajin qershor, ndërsa me testet e antigenit që priten të vijnë në vend brenda dhjetorit, synohet gjurmimi i mëtejshëm të virusit.

“Rritëm 5 herë testimet krahasuar me muajin qershor. Me testet e antigenit që i presim brenda dhjetorit, synojmë gjurmimin e mëtejshëm të virusit. Nga dje, ka mbërritur sasia e fundit, 230 mijë vaksina për gripin. Pajisëm strukturat tona me linjat e oksigjenit në mënyrë që asnjë spitali të mos i mungojë.  3.9 milionë euro janë paguar për vaksinën anti-covid e cila do të jetë falas” tha Manastirliu./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
Aktualitet

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

13 Korrik, 2025 9:58 am
Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë
Aktualitet

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë

13 Korrik, 2025 9:44 am
DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?
Bota

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?

13 Korrik, 2025 9:34 am
Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA
Rajoni

Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA

13 Korrik, 2025 9:23 am
Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin
Bota

Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin

13 Korrik, 2025 9:13 am
Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime
Bota

Intervista e diplomatit Daum: Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime

13 Korrik, 2025 9:05 am
Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig
Bota

Trashëgimi e kulturës botërore, UNESCO merr në mbrojtje kështjellat e mbretit Ludwig

13 Korrik, 2025 8:51 am
Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?
Rajoni

Sot përpjekja e 46-të për konstituimin e Kosovës/ A do të zgjidhet ngërçi politik?

13 Korrik, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:38 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:27 am
Para
Rama në Abu Dabi: Firmosëm marrëveshjen për ndërtimin e 2000 apartamenteve

Rama në Abu Dabi: Firmosëm marrëveshjen për ndërtimin e 2000 apartamenteve

1 vit pas tërmetit/ Soreca dhe Varhelyi: Po punojmë për rindërtimin

1 vit pas tërmetit/ Soreca dhe Varhelyi: Po punojmë për rindërtimin

VIDEO/ Pamje emocionuese, mijëra tifozë i japin lamtumirën Maradonës

VIDEO/ Pamje emocionuese, mijëra tifozë i japin lamtumirën Maradonës

TE FUNDIT

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Në kërkim për trafik droge dhe plagosje,arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut
13 Korrik, 2025

Një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është vënë në pranga nga policia, pasi kërkohej nga autoritetet austriake për disa vepra...

Lexo më shumë

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë

Rriten kërkesat për fruta: Fermerët në Berat shtojnë sipërfaqet me pjeshkë
13 Korrik, 2025

Prodhuesit e pemëtarëve për industri janë të paktë në vendin tonë. Në fshatin Lapardha të Beratit prodhohet pikërisht pjeshkë për...

Lexo më shumë

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?

DW: Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane?
13 Korrik, 2025

Ministrja gjermane e Arsimit, Karin Prien propozoi kufizim balancues të numrit të fëmijëve emigrantë në shkollat ​​gjermane. Propozimi i saj...

Lexo më shumë

Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA

Kurti pas takimit me diplomatin amerikan Hanrahan:Kosova,partnere e besueshme e SHBA
13 Korrik, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është takuar në mbrëmjen e së shtunës me zyrtarin e lartë të Departamentit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com