Sport

VIDEO/ Pamje emocionuese, mijëra tifozë i japin lamtumirën Maradonës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:15 - 26/11/20 |
Opi Nion

Mijëra tifozë po i japin lamtumirën legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona. Paraditen e sotme po zhvillohen homazhet në presidencë, në Casa Rosada në Buenos Aires, e cila është shtëpia dhe vendi ku punoi Presidenti i Argjentinës.

Në pamjet e mëposhtme shihen radhë të gjata para hyrjes në presidencë, ku nuk kanë munguar as tensionet e disa personave me policinë.Madje zënkat shkuan deri në atë pikë sa policia u detyrua të arrestonte disa nga “të padururarit”.

Arkivoli i Diegos është mbuluar me flamurin e kombëtares argjentinase, si dhe atë që ai e ka mbajtur për vite më radhë në shpinë, fanellën me numrin 10.

Diego Maradona, ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare në shtëpinë e tij në Tigre, ditën e djeshme, pasi pësoi një atak në zemër./Opinion.al

Pas