Aktualitet

Lista e barnave që do të rimbursohen për të prekurit nga COVID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:50 - 26/11/20 |
Al Do

Publikohet lista e barnave që do të rimbursohen për personat e infektuar me COVID-19 që trajtohen nga shtëpia.

Sipas urdhrit të lëshuar nga Fondi i Sigurimit të Detyruseshëm të Shëndetësor, pacientet e infektuar me COVID-19 dhe që do të trajtohen në shtëpi do të ekzaminohen fillimisht nga mjeku i familjes. Ky i fundit do të përcaktojë kategorinë e infeksionit, nëse është rast i lehtë apo i moderuar.

LEXO EDHE: VIDEO/ Si të përfitoni rimbursimin e barnave anti-COVID falas

Barnat që rimbursohen për këta pacientë janë: azythromicine 250mg, acid acetylsalicylic 100mg, rivaroxaban 15mg, , apixaban 5mg, dexamethasone 0.5mg, ibuprofen 400 mg, levofloxacin 500mg, paracetamol 500mg dhe vitamina C.

Kohëzgjatja maksimale e kurimit në shtëpi me këto barna do të jetë 1 muaj. Kosto e rimbursimit të paketës për skemën e lehtë të trajtimit nuk do të jetë më shumë se 1,650 lekë, ndërsa për skemën e moderuar jo më shumë se 10,900 lekë./ Opinion.al

Pas