Aktualitet

Rama në Abu Dabi: Firmosëm marrëveshjen për ndërtimin e 2000 apartamenteve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:53 - 26/11/20 |
Al Do

Kryeministri Rama ka deklaruar sot se ka përmbyllur marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara arabe për financimin dhe ndërtimin e 2 mijë apartamenteve në Durrës që u shkatërruan si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Rama foli nga Emiratet e Bashkuara nëpërmjet një video-mesazhi në Facebook ku bëri me dije detaje mbi marrëveshjen e arritur me princin e kurorës të Emirateve të Bashkuara.

Qeveria shqiptare do të financojë krejt infrastrukturën e lagjes së re në Spitallë ndërsa sipërmarrësi i mirënjohur i botës arabe, Muhamed el Alabar, ndërtuesi i disa prej ngrehinave më mbresëlënëse në Lindjen e Mesme, do të realizojë qoftë banesat e Spitallës qoftë banesat e reja që do të ndërtohen në vend të pallateve në Durrës. Me princin e kurorës kemi dakordësuar edhe përfshirjen e Emirateve të Bashkuara në zhvillimin e Durrësit dhe disa zonave të tjera përmes investimeve direkte në turizëm dhe në zona të tjera. Parashikojmë një investim të madh për transformimin e portit të mallrave në Durrës në një nga portet më të bukura të Mesdheut.”, tha Rama. /Opinion.al

Pas