Politikë

Mallkimet e Neritan Cekës, Rama: E ka zënë tartakuti


               Publikuar në : 16:55 - 16/06/19 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ndodhej ditën e sotme në Pustec, në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale.

Rama foli për një sërë problemesh në këtë zonë, ndaj të cilave premtoi zgjidhje sapo drejtimin e bashkisë ta marrë kandidati i PS.

Ndërkohë, në këtë takim nuk kanë munguar dhe batutat, Rama u ndal te deklarata e Neritan Cekës, i cili pak ditë më parë mallkoi të gjithë ata persona që do të votonin më 30 qershor.

Kryeministri u shpreh përmes ironisë se; “Cekën e ka zënë tartakuti. 70 e kusur vjeç dukej sikur kishte dalë xhindi nga filxhani.”

Kishte thënë jam gati të bëj garë me Ramën kush ngjitet deri në kat të parë, unë e kisha si të zbresësh nga kati i dytë me këmbë në tokë. Mallkojnë popullin për hallin e tyre, jo Neritani, se atë e ka zënë tartakuti. Kishte dalë Neritani nga filxhani sikur kishte dalë xhindi nga shishja. Ne nuk u premtojmë mrekulli dhe magji, pasi i bëjnë ata që shohin filxhan“.

Pas