Kronikë

Sulmuan eskortën e Ramës, burg për dy kryetarët e degëve të PD-së


               Publikuar në : 17:16 - 16/06/19 |
Opi Nion

Pak ditëm më parë, eskorta e kryeministri Edi Rama u sulmua nga disa protestues në Elbasan, duke i bllokuar hyrjen në qytetin e Librazhdit.

Lidhur me këtë ngjarje policia shoqëroi disa persona, mes tyre dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Aurel Bylykbashi.

Mësohet se ditën e sotme Gjykata e Elbasanit kam marrë vendimet për të shoqëruarit. Gjyqtari Taulant Tafa la të lirë ish-deputeti Aurel Bylykbashi,

Ndërkohë gjyqtari la në burg kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Librazhdit e Prrenjasit, Arjan Karriqi dhe Bujar Vreto.

Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në tubime të paligjshme, pengim të qarkullimit, pengim të subjekteve zgjedhore.

– Bujar Vreto, 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd) në arrest me burg

– Aurel Bylykbashi, 53 vjeç, nga Elbasani (ish deputet i PD)lirohet

– Erlind Gurra, 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd) lirohet

– Arjan Karriqi, 43 vjeç, nga Prrenjasi (Kryetari i Degës së PD-së, Prrenjas) në arrest me burg

– Leonard Ozuni, 31 vjeç, nga Piskashi; (sekretari i PD-së, dega Prrenjas)lirohet

– Bujar Kojku, 54 vjeç, nga Librazhdi në arrest me burg burg

– Dashamir Boja, 47 vjeç, nga Shtërmeni në arrest me burg burg./ Opinion.al E.Xh

Pas