Kronikë

Mallakastër/ E reja godet me thike babain dhe vëllain


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:53 - 07/02/21 |
Doriana Çepunaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë, në Mallakastër. Policia bën me dije se 30-vjeçarja me inicialet E.H., e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor ka goditur me thikë babain dhe vëllain.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan shtetasen E. H., 30 vjeçe, banuese në Drenovë, Mallakastër.

Në datë 06.02.2021, rreth orës 22:00, në fshatin Drenovë, Mallakastër, në banesë, shtetasja E. H (e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor), për motive të dobëta ka goditur me një mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin F. H., 60 vjeç dhe vëllain, shtetasin N. H., 27 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”./Opinion.al

Pas