Aktualitet

Makina ra në lumin Drino, nxirren trupat e pajetë të dy elektriçistëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:16 - 17/02/21 |
Doriana Çepunaj

Polumbarët kanë nxjerrë trupat e pajetë të dy elektriçistëve, të cilët u mbytën sot në lumin Drino, pasi makina me të cilën lëviznin ra në lumë.

Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Kordhocë. Dy punonjësit e OSHEE ishin duke inspektuar zonën pasi kishte avari në linjat e përcjelljes së energjisë elektrike. por si pasojë e terrenit të vështirë dhe errësirës, mjeti me të cilin lëviznin, ra në lumë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar Policia e Gjirokastrës për të ndërhyrë. Ndërsa për shkak të thellësisë dhe motit të acartë, autoritetet vendore policore kërkuan ndihmën e polumbarëve për të nxjerre automjetin dhe trupat e dy elektriçistëve./Opinion.al

Pas