Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Majko mbështet Bashën: Shqetësimi për standardet e zgjedhjeve, tërësisht real 

2017/03/04 at 9:00 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Delet nuk meritojnë referendum !…

 


Ish-­kryeministri Pandeli Majko deklaron në një intervistë për Top Channel se të dyja palët duhet të reflektojnë, pasi gjithë klasa politike sipas tij ka përgjegjësi për krijimin e historisë së të paprekshëmve.

“Ne nuk kemi pasur dhe nuk do kemi problemin me mënyrën se si mund të qeverisin politikanët. Politikanët janë njerëz që mund të gabojnë. Problemi që ka pasur Shqipëria është që kur është gabuar nuk është vepruar, sepse kjo është drejtësia dhe përfaqësuesit e saj. Duhet thënë që ne kemi krijuar një histori të paprekshmish në politikën shqiptare, sepse ne kemi emëruar gjykatësit. Tani sistemi ka ndryshuar dhe ç’është më e rëndësishmja ka ndryshuar edhe me votat e opozitës”, deklaron Majko.

Majko thotë se qeveritë teknike nuk u kanë dhënë asnjëherë zgjidhje problemeve në Shqipëri dhe nënvizon se reforma në drejtësi është një operacion jo vetëm për një palë zgjedhje. “Nuk mund të vish në dialog me një qeveri duke thënë se dialogu fillon nga largimi yt. Të dyja palët kanë vend për të reflektuar. Qeveria teknike duhet rishikuar në kuptimin më të mirë të fjalës. Ajo nuk i ka zgjidhur asnjëherë problemet”, thotë Majko.

Top Channel: Jemi një ditë dhe pak orë nga seanca parlamentare për vettingun, si mund të zhbllokohet kjo situatë?

Majko: Kjo situatë mund të zgjidhet me pjesëmarrje. Ka momente kur partitë janë të dobëta, por dobësia nuk mund të shprehet me pjesëmarrje. Kjo që po diskutojmë sot nuk është për një palë zgjedhje, reforma në drejtësi që ka nisur sot do të ketë të bëjë me një brez të tërë. Një brez që në këtë moment shpreh reflektimin për gabimet që janë kryer.

Top Channel: Mendoni se opozita do të hyjë në zgjedhje kur nuk plotësoni asnjë nga kërkesat e saj?

Majko: Të jem i sinqertë, besoj se po. Nuk mund të konceptohet që partia që krijoi pluralizmin në Shqipëri tani të thotë se nuk bëhem pjesë e këtij sistemi.

 

Top Channel: Nga kërkesat e opozitës, cila ju duket më realiste?

Majko: Shqetësimi për standardet e zgjedhjeve. Besoj se është absolutisht real. Çdo opozitë e ka këtë problem dhe mendoj se në tryezën e bisedimeve ky problem mund të zgjidhet.

Top Channel: A duhet të ndërmarrë nismë kryeministri që të takojë liderin e opozitës? Majko: Ftesën që është zhvilluar pas takimit të koalicionit e interpretoj si një ftesë për të ulur të dyja palët.

Top Channel: Duhet të jetë një takim emergjent?

Majko: Nuk është problemi tek emergjenca, por ka çështje emergjente që duhen diskutuar dhe zgjidhur njëkohësisht. Channel: Mes zotit Rama dhe zotit Basha?

Majko: Besoj pa shmangur asnjë nga aktorët e tjerë të parlamentit. Këtë duhet ta them. / Top Channel /

Etiketa: Bashamajkoprotetaramastandardezgjedhjet


Ju sugjerojmë

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
Kryesore

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

13 Korrik, 2026 10:32 pm
SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
Bota

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

13 Korrik, 2026 9:48 pm
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Para
Video/ Izmir Smajlaj, kampion Europe me shqiponjën në mes të Beogradit 

Video/ Izmir Smajlaj, kampion Europe me shqiponjën në mes të Beogradit 

Nis “Lufta e nuseve” në TV Klan, autorja tregon të papriturat: Dasmat e shqiptarëve deri në Nepal e Meksikë

Nis "Lufta e nuseve" në TV Klan, autorja tregon të papriturat: Dasmat e shqiptarëve deri në Nepal e Meksikë

Përse u prish Koço Kokëdhima me Edi Ramën?

 Koço Kokëdhima: Bëj gjërat që dua në jetë
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}