Politikë

Majko: Mandati i tretë i PS do jetë i fokusuar tek negocitatat me BE


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:57 - 23/06/20 |
Opi Nion

Votimi i emigrantëve është një nga premtimet që qeveritë shqiptare kanë dështuar vitet e fundit.

Ndërkohë, pas dakordësimit të palëve politike për reformën zgjedhore, po punohet për të realizuar votimin e diasporës, por deri më tani ende nuk është e qartë rruga që do të ndjek ky proces.

Lidhur me këtë çështje, ministri i Diasporës Pandeli Majko është shprehur në “News 24” se maxhoranca nuk ka frikë nga vota e diasporës, teksa theksoi se po punohet që ky proces të realizohet sa më shpjetë të jetë e mundur.

Po ashtu, Majko është shprehur i sigurt se në zgjedhjet e ardhshme PS do të marrë një mandat të tretë, i cili do të fokusohet tek procesi i negociatave me Bashkimin Europian.

“Kemi një opozitë jo të unifikuar. Nëse shohim opozitën sot brenda në Kuvend e jashtë parlamentit, kanë këndvështrime të ndryshme. Opozita duhet ta shikojë me seriozitet se çfarë ariu ka përballë dhe ariu është PS e jo Edi Rama. Ariu po forcohet. Ne nuk kemi frikë nga diaspora. Kjo sepse diaspora do ndryshime e nuk do status quo. Ne jemi sot në pushtetet lokale të gjitha. Kemi pra më shumë pushtet sot. Mandati i tretë do jetë shumë i lidhur me negociatat e BE. Një pjesë e administratës duhet që të shikohet. Kapacitetet europiane të Shqipërisë kërkojnë rivlerësim”,- tha Majko./ Opinion.al

Pas