Mbretëresha e popit Madonna e ka quajtur gjenocid luftën në Siri.
Ajo përmes një postimi në Instagram ka bërë thirrje për t`i dhënë fund gjenocidit në Siri.
“Lutuni për t’i dhënë fund gjenocidit në Siri! 100 mijë fëmijë të pafajshëm janë zvarritur brutalisht në Alepo. Lufta civile ka vazhduar për vite me radhë, e që është shkallëzuar në këtë situate të vështirë për njerëzimit”, shkruan Madonna.