Aktualitet

Lushnje/ 21-vjeçari pa patentë përplas fëmijën e mitur dhe ia mbath


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:31 - 15/11/21 |
Opi Nion

Një 21-vjeçar, i cili nuk posedon ende një leje drejtimi, ka përplasur me makinë një fëmijë të mitur, i cili po lëvizte me biçikletë.

Sipas policisë, është bërë i mundur arrestimi i 21-vjeçarit, i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërsa i mituri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“O. C., 21 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, pasi në fshatin Imësht, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz” ka përplasur një fëmijë të mitur 11-vjeç, i cili po drejtonte një biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 21-vjeçarit i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes”-njofton policia./Opinion.al

Pas