Kryesore

Firmat/ Paloka: Të përcaktojnë njerëzit e tyre dhe të nisin verifikimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:35 - 15/11/21 |
Opi Nion

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, është shprehur se si kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha të caktojnë personat e tyre dhe të nisin verifikimet e frimave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

Paloka i ftoi në zyrën e tij, ku mund të nisin sa më parë procedurën e verifikimeve, por ai theksoi që kjo gjë të ndodh duhet të ketë vullnetë nga të dyja palët.

“Unë meqë gjendëm në këtë pozicion mes palëve i kam propozuar palëve një zgjidhje që të ishte shteruese. Statuti nuk parashikon asnjë procedurë dhe palët nuk kanë besim të njeri-tjetri. Të dyja palët të caktonin nga një person, që mund të ishte Ivi Kaso, dhe për palën tjetër mund të ishte Ervin Minarolli. Mund të ketë edhe të tjerë. Ta çojmë procesin përpara. Kush të dojë të vijë në zyrën time dhe të bëjmë verifikime, me telefon dhe pa telefon si të duan. Ta zgjidhim këtë problem dhe të mos vijojmë kështu. Nëse palët nuk e pranojnë zgjidhjen atëherë i bie që nuk e duan zgjidhjen”, tha Paloka./ Opinion.al

Pas