Aktualitet

Lufta për drogën, “komandoja” shqiptare dhunoi me shkopinj marokenin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:45 - 14/10/18 |
b.f

Policia italiane ka arrestuar një nga përgjegjësit e shkëmbimit me armë zjarri që ndodhi disa ditë më parë në Rozzano të Milanos.

Ai është një shqiptar ende i paindetifikuar.

Ngjarja ndodhi me 6 tetor në orën 22.30, ku viktimë e dhunës mbeti një emigrant maroken.

Skenari sipas policisë është ai i luftës për administrimin e shesheve të shpërndarjes së drogës.

Fillimisht “komandoja” shqiptare e kishte rrahur marokenin që e kishin pikasur me një scooter në një bar.

Më pas ata e kishin ndjekur, kapur dhe dhunuar keqasi.

Por si të mos mjaftonte kaq, komandoja shqiptare kishte qëlluar edhe në ajër për ti paralajmëruar kundërshtarë që të mos hynin në zonën e tyre të shpërndarjes së drogës.

“27 vjeçari maroken arriti fillimist ti shpëtonte plumbave. Më pas u drejtua në rrugën Lombardia.

Këtu u kap sërish nga “komando” që e dhunoi këtë herë me shkelma, grushta dhe shkopa kokës. Në fund agresorët qëlluan me plumba në ajër ”, tha policia italiane

Policia thotë se kanë kapur një shqiptar 26 vjeçar i cili ishte me precedentë penalë. Ndërkohë që janë akoma të lirë anëtarët e tjerë të “komandos” shqiptare.

Pas