Rajoni

Lufta me COVID-19, Greqia i jep Shqipërisë 20 000 doza vaksinash


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:56 - 03/06/21 |
Opi Nion

Greqia do t’i japë Shqipërisë 20 000 vaksina kundër koronavirusit.

Kjo është bërë e ditur gjatë një komunikim për mediat nga zëdhënësi i qeverisë greke Aristotelis Peloni.

Greqia do të shpërndajë 40,000 vaksina për fqinjët e saj Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore,” tha të dielën zëdhënësi i qeverisë Aristotelis Peloni.

Peloni është shprehur se vendimi u mor pas konsultave me Komisionin Europian. Nërkohë njoftohet se e njëjta dozë vaksinash do të jepet edhe për Maqedoninë e Veriut.

Greqia, në konsultim me Komisionin Evropian, siç bëjnë shumica e vendeve Evropiane për fqinjët e tyre të afërt, do të ofrojë 20,000 vaksina në Maqedoninë e veriut dhe 20,000 në Shqipëri,” tha ai.

Zyrtari grek nuk ka specifikuar se çfarë prodhimi do të jenë vaksinat./Opinion.al

Pas