Kronikë

Vrau Klodian Rashën, prokuroria jep pretencën për ish-efektivin e policisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:26 - 03/06/21 |
Opi Nion

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për ish-efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha.

Mësohet se prokuroria ka kërkuar një dënim prej 20 vitesh burg për ish-efektivin e policisë.

Hajdaraj ish-efektivi i forcave “Shqiponja” po gjykohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit të vitit 2020. Fillimisht ish-efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj u arrestua me akuzën e vrasjes e kapërcimit të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, por më pas hetimet zbuluan se vrasja është bërë me dashje dhe mund të evitohej./Opinion.al

Pas