Aktualitet

Gjykata Kushtetuese shtyn seancën për Teatrin, pranon provat shtesë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:03 - 03/06/21 |
Opi Nion

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën e mbajtur ditën e sotme për shembjen dhe pronësinë e Teatrit Kombëtar. Gjykata Kushtetuese i ka dhënë kohë Presidencës për të paraqitur provat shtesë për çështjen e ligjit të Teatrit Kombëtar.

Merita Qato, përfaqësuese e Kuvendit ka thënë: Mund t’i japim kohë Presidencës. Por edhe ne kemi të drejtën të njihemi me aktet shtesë që mund të vijnë.

“Për shkak të kohës së shkurtër vlerësojmë pretendimin që ka kërkuesi për të pasur kohë për të vlerësuar dokumente, vlerësojmë që t’i japim kohë”, tha ajo.

Presidenca ka depozituar dy padi në Kushtetuese për Teatrin, si dhe kërkon thirrjen e 14 dëshmitarëve dhe pranimin e disa provave të reja. Kështu Gjykata Kushtetuese ka vendosur që provat e reja të depozitohen deri në datën 8 qershor. Palë në këtë proces ishte dhe Aleanca për Teatrin, e cila kërkonte dëshmitarë të tjerë veç atyre të Presidencës.

Është vendosur data 10 për shpjegime shtesë në varsi të dokumenteve që do të depozitohen dhe më 15 qershor 2021, palët do të ballafaqohen në seancën e radhës. Gjykata nuk vlerëson të pranojë thirrjen e dëshmitareve në këtë proces.

“Pati një rrëzim të kërkesës për dëshmitarë. Por nga ana tjetër gjykata vlerësoi dhe i dha mundësi palëve në proces të paraqiten me ekspertë të tyre të profesionalizuar për çështje të trashëgimisë kulturore. Kjo është një risi në këtë proces në Gjykatën Kushtetuese, i cili besojmë fort se do të risjellë drejtësinë kushtetuese në Shqipëri, në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë kulturore kombëtare, të identitetit tonë kombëtar që për fat të keq u cenuar, por që mundet të rikuperohet dhe ka kohë tani”, deklaroi Bledar Dervishaj, përfaqësues ligjor i Presidentit./Opinion.al

Pas