Sport

Luciano Moggi po blen Dinamon?



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:14 - 04/05/16 |
b.f

Prej 24 orësh Luciano Moggi, ish-drejtuesi i Juventusit, një nga personazhet më të diskutuara të futbollit europian në vitet e fundit, ndodhet në Shqipëri, ku shoqërohet nga ish-presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj.

Edhe pse Dinamo prej disa sezonesh dergjet në kategorinë e Parë, vazhdon të jetë “pronë” e familjes Sula.

Por, zërtat e fundit thonë që është hyrë në tratativa që klubi të administrohet nga familja Moggi.

Besnik Sulaj i kontaktuar me telefon nga Top Channel as e ka pohuar e as e ka mohuar një lajm të tillë.

Sot, Luciano Moggi ndodhet në “Elbasan Arena” për të ndjekur takimin e vlefshëm për Kategorinë e parë atë ndërmjet Elbasanit dhe Dinamos.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas