DURRËS- Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë bashkuar votat në Këshillin Bashkiak të Durrësit. Në këshill po diskutohej propozimi i administratës së bashkisë për rritjen e ccmimit të ujit të pijshëm me 20 për qind. PD dhe LSI kanë qenë kundër kështu është rrëzuar propozimi i kryetarit socialist të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.