Aktualitet

LSI kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:10 - 07/05/21 |
Opi Nion

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon që të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës. Ditën e sotme LSI ka dorëzuar ankimimin në KQZ.

Në kërkesën e kësaj partie thuhet se kërkohet shpallja e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Dropull të qarkut Gjirokastrës dhe duke qenë se kjo pavlefshmëri ndikon në shpërndarjen e mandateve të këtij qarku kërkohet shpallja e pavlefshmërisë për të gjithë qarkun.

Kjo forcë politike është e para në këto zgjedhje që depoziton ankimin në KQZ, për të mos njohur zgjedhjet e 25 prillit në zona të caktuara. Në këtë qark PS arriti që të merrte 3 mandate, ndërsa PD-ja 1./Opinion.al

Pas