Aktualitet

5 efektivët e Rojës Bregdetare priten si heronj në gjyq: Shpëtuam jetë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:35 - 07/05/21 |
Opi Nion

Është mbajtur ditën e sotme seanca për caktimin e masës së sigurisë të 5 rojeve bregdetare të qytetit të Vlorës të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Për të pestë të arrestuarit, Gjykata konfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndalimi i tyre ka lidhje me ngjarjen e 8 janarit të këtij viti pasi gjatë operacionit për ndalimin e një gomoneje me emigrantë në grykëderdhjen e Vjosës, gjatë evakuimit të personave nuk kanë ndaluar drejtuesin e mjetit lundrues.

“Çfarë shpërdorimi detyre kam bërë unë? Se shpëtova jetë njerëzish? Këta janë heronj. Ky (kolegu) u hodh në det për të shpëtuar fëmijët…”, tha njëri prej të akuzuarve.

Gjithashtu vendimi i gjykatës është kundërshtuar dhe nga familjarët që ishin të pranishëm. Ata i kanë cilësuar heronj 5 burrat që shpëtuan emigrantët.

“Shpëtuat njerëzit në 6 ballë det, jeni heronj. Jeni burra, jeni heronj. Mos e çani kokën”, tha një prej tyre.

Nga dosja hetimore rezulton se efektivët e Rojës Bregdetare gjatë operacionit të shpëtimit, pasi kanë marrë në anije drejtuesin e gomones së bashku me klandestinët, kanë lejuar hedhjen e tij në det, përpara se të mbërrinte policia. Ky veprim është lejuar prej tyre kundrejt një shpërblimi të konsiderueshëm. Në atë operacion, u ndaluan 47 sirianë, 7 iranianë dhe 1 shtetas egjiptian./Opinion.al

Pas