Sport

Liverpool i dobët para Napolit, Barcelonë paqe me Dortmund-in


               Publikuar në : 23:15 - 17/09/19 |
Opi Nion

Liverpool është mposhtur me rezultatin 2-0 në “San Paolo” nga Napoli. Dy golat e italianëve u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërsa më pas Napoli u fokusua më shumë te mbrojtja.

Goli i parë u shënua me penallti nga Mertens në minutën e 82-të, ndërsa në kohën shtesë shënoi Fernando Jorente, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes së kuqe.

Ndërkohë, takimi me Borusias së Dortmundit dhe Barcelonës ka përfunduar në barazimin 0-0. Katalanasit bënë një paraqitje të dobët, ndërsa dhe futja e Messit nuk ndryshoi dinamikën e ndeshjes./ Opinion.al E.Xh.

Pas