Bota

Lirohet nga burgu oficeri i policisë që vrau Xhorxh Floidin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:46 - 07/10/20 |
Al Do

Ish oficeri i policisë së Minneapolis, Derek Shovin, i cili akuzohet për vrasjen afro amerikanit Xhorxh Floid është liruar, këtë të mërkurë.

Sipas CNN, Shovin ka paguar garancinë 1 milionë dollarë dhe tashmë nuk ndodhet më në arrest me burg.

Prej fundit të muajt 44-vjeçari ndodhej në burgun e sigurisë maksimale në Oak Park Heights

Derek Shovin u bë i njohur pas publikimit të videos së ndalimit të Xhorxh Floid. Ish-oficeri shfaqet duke i vendosur gjurin në grykë Floidit teksa ky i fundit dëgjohej të thoshte se nuk mbushej dot me frymë.

Kjo video ndezi protesta të shumta në të gjithë Shtetet e Bashkuara, të cilat tashmë njihen me emrin lëvizja “Black Lives Matter”./ Opinion.al

Pas