Aktualitet

Meta: Informova Varhelyin se do të kthej ndryshimet e Kodit Zgjedhor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:00 - 07/10/20 |
Al Do

Presidenti Ilir Meta u takua sot me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

Në një postim në Facebook, presidenti shkruan se ka vënë në dijeni komisionerin se do të kthejë në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u votuan të hënën në Kuvend.

Duke u ndalur tek reforma zgjedhore, përcaktuar si kusht themelor për nisjen e negociatave të anëtarësimit, e informova Komisionerin se do të rikthej për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor. Duke mirëkuptuar kërkesën dashamirëse të Grupit të PPE në Parlamentin Europian për t’i dhënë edhe një mundësi Kuvendit një-partiak të tërhiqet nga minimi i procesit zgjedhor, me pasoja të rënda e afatgjata ndaj integrimit europian të Shqipërisë, uroj që pushteti të kthehet tek Marrëveshja konsensuale e 5 Qershorit. E garantova Komisionerin Varhelyi se çdo zgjidhje do të vijë nga populli shqiptar.  25 Prilli do të jetë një referendum popullor që do t’u japë përgjigjen e merituar të gjithëve atyre që tentojnë të luajnë me të ardhmen europiane të vendit”, shkruan presidenti Meta.

Komisioneri për Zgjerimin, shkruajti në profilin e tij në Tëitter se kishte biseduar me presidentin mbi reformat që do të afrojnë Shqipërinë me Bashkimin Europian.

Diskutova me presidentin Meta për reformat e nevojshme në Shqipëri që do e çojnë vendit drejt integrimit në BE. Biseduam edhe për planin ekonomik dhe investimeve për Ballkanin Perëndimor“, shkruan Varhelyi.

Vizita e zyrtarit të lartë të Komisionit Europian erdhi pas publikimit të progres-raportit për Shqipërinë në kuadër të zgjerimit.

Më herët ai ishte në Kuvend ku mbajti edhe fjalën hapëse të seancës. Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Rama, komisioneri Varhelyi tha se ndryshimet e bëra të hënë në Kodin Zgjedhor do të shihen me mendje të hapur nga Komisioni Europian pasi ato nuk pengojnë koalicionet paszgjedhore. Ai theksoi gjithashtu se reforma zgjedhore është kush kyç i Bashkimit Europian për konferencën e parë ndërqeveritare dhe nxiti palët që t’i qëndrojnë marrëveshjes së 5 qershorit. /Opinion.al

Pas