Aktualitet

Kuvendi miraton ndryshimet në ligjin për planifikimin e territorit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:51 - 07/10/20 |
Al Do

Kuvendi ka miratuar sot me 88 vota ndryshimet për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit

Me 86 vota pro janë miratuar ndryshimet në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

Ndërkohë Kuvendi ka miratuar sot me 86 vota pro, 8 kundër dhe 9 abstenim Mimoza Kaçin, anëtare të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes financiare që do të mbajë funksionin e nëndrejtorit ekzekutiv të këtij institucioni.

Gjithashtu në seancën e sotme të Kuvendit është miratuar edhe projektvendimi për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për një ndryshim në ligjin për gjendjen civile.

U miratua me 99 vota pro edhe orojektligji për ratifikimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me bashkëpunimin për përdorimin e informacioneve mbi udhëtarët./ Opinion.al

Pas