Politikë

Liria e medias, Berisha: Një arsye tjetër për mos hapjen e negociatave


               Publikuar në : 18:24 - 18/04/19 |
Opi Nion

“Shqipëria ka zbritur me 7 vende në indeksin e lirisë së mediave botërore”, ky është rezultati i raportit të publikuar nga “Reporterë pa Kufij”.

Pas këtij raporti ka reaguar dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është shprehur se kjo është një tjetër arsye për mos hapjen e negociatave.

Postimi i plotë: 

Ja nje arsye tjeter per mos hapjen e negociatave!

Shqiperia bie edhe 7 vende me poshte ne treguesin e lirise se mediave.

Raporti i Repertereve pa Kufij shkruan se Shqiperia pati gjate vitit 2018 perkeqesim te ndjeshem te lirise se mediave, ajo zbriti me 7 vende krahasuar me 1 vit me pare dhe gjendet 7 vende mbrapa Kosoves ne raport me lirine e tyre.

Ky perkeqesim sipas raportit ka si shkak kryesor qendrimin agresiv te Rames ndaj mediave qe i cileson gazetaret plehra, kazane etj. Perkeqesimi i lirise se mediave eshte nje nga shkaqet e refuzimit edhe kete vit nga vendet e BE per hapjen e negociatave me Shqiperine. sb / Opinion.al E.Xh.

Pas