Sport

Gazetat italiane: Ronaldo nuk do ta respektojë kontratën me Juven


               Publikuar në : 18:26 - 18/04/19 |
el ida

Gazeta prestigjoze italiane, “La Repubblica” shkruan se Cristiano Ronaldo nuk do ta respektojë kontratën me Juven deri në vitin 2022.

“Është shumë e vështirë që CR7 të qëndrojë deri në fund të kontratës. Sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit i tij në Itali”, shkruhej në gazetë.

Ky është një lajm i cili përfoconte atë të publikuar ditën e djeshme nga “Corriere della Sera” ku shkruhej se portugezi mund të largohet përpara kohe nga Juventusi, madje që këtë verë.

Momentalisht Juventusi po kalon ditë të vështira. Edhe pse të shtunën mund të fitojë për tetën herë rradhazi do të fitojë titullin kampion në Serinë A, fitorja do të jetë e zbehtë nga disfata në Champions, ëndërr e linduar nga ardhja e Ronaldos në Juventus./Opinion.al

 

Pas