Aktualitet

“Audi” përplasi policinë, dëshmojnë 4 oficerët


               Publikuar në : 18:41 - 18/04/19 |
Opi Nion

Katër punonjësit e policisë kanë dëshmuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda lidhur me ngjarjen për përplasjen e makinës së policisë në qytetin e Elbasanit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2017.

Të katër punonjësit e policisë kanë mohuar që të kanë parë Suel Çelën në brenda Audit që përplasi makinën e zv/drejtorit të policisë, Gjergj Oshafi.

Oficerët Fadil Meta, Ylli Bici, Ervin Ballaci dhe Arben Belba, kanë rrëfyer pozicionin e tyre në aksion por asnjëri prej tyre nuk identifikoi personin që drejtonte makinën tip Audi.

Po ashtu efektivët mohuan që brenda Audit nuk kanë konstatuar Suel Çelës dhe as vëllain e tij, Mario Çela.

Të pyetur nga prokuroria policët pohuan se kanë dëgjuar më shumë se 1 të shtënë arme, ndërsa nuk identifikonin se nga kanë ardhur apo se kush ka qëlluar pranë hyrjes së tregut agro ushqimor.

Policët e thirrur si dëshmitarë, gjithashtu pohuan se nuk kanë mundur të futen në brendësi të tregut pasi dera është mbyllur me shpejtësi, dhe se drejtuesi i makinës është larguar nga një portë tjetër e fshehtë që nuk është zbuluar nga policia.

Lidhur me ngjarjen është thirr në Prokurori si dëshmitar edhe zv/drejtorin e policisë së Elbasanit në atë kohë, Gjergj Oshafi, i cili nuk ishte paraqitur për të dëshmuar.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim Suel Çelën, mbi të cilin rëndon akuza “Tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë”. Po ashtu lidhu me këtë ngjarje është të dënuar me masën e sigurisë “arrest shtëpie” Enea Bektashi, ndërsa Kelmend Xhaferri është dënuar me burgim./Opinion.al E.Xh.

Pas