Bota

Deputetja më e re në historinë e SHBA heq dorë nga Facebook, ja arsyeja


               Publikuar në : 19:26 - 18/04/19 |
el ida

Personi i radhës që kritikon ashpër rrjetin social, Facebook është deputetja më e re në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alesandria Okazio Kortez, e cila pikërisht duke përdorur këtë rrjet social, nisi me sukses karrierën e saj politike.

Alessandria Okasio Kortez, një nga emrat në ngritje në radhët e demokratëve amerikanë, i cilësoi rrjetet sociale si një rrezik për shëndetin publik me efekte dhe pasoja për të gjithë, ndërsa shtoi se do të mbyllë faqen e saj në Facebook.

Dhe pse e pranoi se fushatën elektorale e kishte nisur pikërisht në këtë rrjet social, i cili kishte qenë mjeti i saj organizativ për shumë kohë. 29 vjeçarja shtoi se kishte reduktuar ndjeshëm dhe përdorimin e rrjeteve të tjera sociale si Twitter apo Instagram, platforma në të cilat ndiqej nga miliona persona./Opinion.al

 

Pas