InstaBIZ

Linjë make-upi me emrin “Kosova”, artistja kryqëzohet nga ndjekësit serbë


               Publikuar në : 19:49 - 19/05/19 |
el ida

Foinika Kay, një prej artisteve më të ndjekura të makeup-it- që numëron plot 1,7 milionë ndjekës, prezantoi para pak ditëve një linjë të re nën markën e njohur Tarte, të cilën e quajti “Kosova”.

Edhe pse bashkëpunimi ishte padyshim një sukses, prej ditësh në postimin promovues të “Kosova”, po vërshojnë komentet nga ndjekës serbë të cilët shkruajnë se Kosova është Serbi, ose përdorin dygërmëshin “RS” që përfaqëson Republikën e Serbisë. Foinika është vënë gjithashtu edhe në fokus të shkrimeve nga media serbe.

25-vjeçarja e lindur në New York ka origjinë shqiptare, të cilën e ka reklamuar shpeshherë, madje duke krijuar edhe një flamur në fytyrë për festat e pavarësisë.

Foinika iu përgjigj një komentueseje e cila e falenderoi që po përpiqet t’i përfaqësojë shqiptarët e Kosovës, duke i shkruar se është krenare për të dhe për vendin e tyre, Kosovën.

“Shumë shumë faleminderit”, iu përgjigj Foinika./Opinion.al

Pas