Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Loja me arsimin, mëkati i përsëritur i qeverive

2019/05/19 at 9:17 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Erjon Uka

Erjon Uka

Erjon Uka/ Teksa nxënësit po bëhen gati për të dhënë provimet e maturës, që janë vendimtare për aksesin e tyre në universitet, qeveria me një VKM ka ndërruar notën minimale mesatare të pranimit në institucionet e arsimit të lartë, duke e rritur në 6,5.


Për të saktësuar diçka që në fillim, në thelb, ky mund të jetë një vendim i drejtë. Madje personalisht mendoj se nota mesatare mund të jetë edhe më e lartë, ndoshta deri në 7, ama kjo mbetet një bindje personale që duhet vërtetuar me studime, statistika dhe të dhëna të tjera. Por fakti që “rregullat e lojës” ndryshohen më pak se një muaj nga provimet e maturës, të cilat kanë goxha peshë në llogaritjen e kësaj mesatareje, tregon se sërish arsimi nuk po merret seriozisht. Tregon se vendimet nuk po merren në bazë studimesh, as statistikash, as të dhënash të tjera empirike dhe sigurisht as duke marrë parasysh turbullimet që mund t’u shkaktohen palëve të interesit: nxënës, prindër, universitete.

Gjatë këtyre viteve të fundit, për arsimin e lartë është folur dhe është propaganduar deri në delir, por shumë pak është bërë. Reforma e arsimit të lartë, siç tregoi edhe protesta e studentëve dhe reflektimi, të paktën në dukje, i qeverisë, tregoi se shumë nga problematikat reale ende nuk janë zgjidhur. Edhe në fjalimet publike, si meritë e reformës propagandohet më shumë mbyllja e universiteteve-kioska që shpërndanin diploma pa teklif, megjithëse për të mbyllur diçka të paligjshme nuk nevojitet asnjë lloj reforme, por “mjafton” vullneti dhe përgjegjshmëria për të zbatuar ligjin.

Pra, edhe pas protestës së studentëve kur u ndërmorrën një sërë masash për përmirësimin e gjendjes së arsimit të lartë, nuk u gjet kohë për të ndërhyrë në një gjë kaq të rëndësishme sa nota mesatare për hyrjen në universitet.

Kjo tregon edhe një herë se arsimi vijon të mbetet shumë i lidhur me propagandën politike, ku kriteret ndryshojnë jo vetëm nga viti në vit, por nga muaji në muaj. Ashtu siç ndodhte kur verdiktin e jepte herë universiteti, e herë sistemi i pikëzimit, ashtu edhe kur ndodhi liberalizimi i arsimit të lartë, kur universitetet u lejuan të hapeshin në çdo cep, kur më pas disa u mbyllën e disa jo, dhe për të ardhur deri në ditët e sotme kur një reformë që do t’i ndryshonte faqen përgjithmonë botës akademike është shndërruar në një paketë masash të ndërhyrjes së shpejtë, që nuk parashikon dot të nesërmen, e jo më të ndërtojë platforma strategjike dhjetëvjeçare.

Standardet e dyfishta të politikës, së paku nuk duhet të prekin një sektor kaq të ndjeshëm dhe kaq strategjik sa arsimi. Një ndër tezat më të përdorura të përplasjeve politike është se “rregullat e lojës” nuk mund të ndryshojnë në mes të ndeshjes, por kur bëhet fjala për financat, arsimin, shëndetësinë, biznesin, pronat dhe pensionet kjo gjë bëhet me normalitetin më të madh.

Kjo po ndodh edhe tani. Nga njëra anë kemi një qeveri që nuk e ka çuar në fund një reformë të premtuar që në vitin 2013, e nga ana tjetër kemi një opozitë që premton se sapo të vijë do të zhbëjë gjithçka që është bërë deri më tani. Loja me arsimin konfirmohet kështu si mëkati i përsëritur i çdo qeverie, pavarësisht qëllimeve. Në fund, të humburit e mëdhenj janë studentët e sotëm, punonjësit e nesërm. /Opinion.al

Etiketa: maturantreformestudent


Ju sugjerojmë

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
Kronikë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

15 Korrik, 2026 10:55 am
Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje
Bota

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

15 Korrik, 2026 10:52 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Para
Lufta ndaj dezinformimit/ Shqipëria e parafundit në rajon

Lufta ndaj dezinformimit/ Shqipëria e parafundit në rajon

Vëllai akuzon motrën: Ti ke marrë lekët e fëmijëve të mi të vdekur

Vëllai akuzon motrën: Ti ke marrë lekët e fëmijëve të mi të vdekur

Dëshironi të krijoni familje? Mos shpresoni shumë te këto 3 shenja horoskopi

Horoskopi javor, 20-26 maj 2019, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
















TE FUNDIT

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
15 Korrik, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në...

Lexo më shumë

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
15 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një tjetër seri sulmesh ajrore ndaj Iranit, njoftoi Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM). Në...

Lexo më shumë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
15 Korrik, 2026

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore...

Lexo më shumë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
15 Korrik, 2026

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për të miturin M.P., i akuzuar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}