Aktualitet

Lidhi gruan në karrige dhe e torturoi për orë të tëra,arrestohet shqiptari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:02 - 05/09/21 |
Opi Nion

Një 40-vjeçar shqiptar rezident në Bolzano është arrestuar nga policia italiane për akuza të rënda që lidhen me rrëmbim personi, torturë dhe dhunë në familje.

40-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet se keqtrajtonte prej kohësh bashkëjetuesen e tij, për shkaqe xhelozie.

Mediat italiane bëjnë me dije se episodi më i rëndë i dhunës ndodhi 10 ditë më parë, kur shqiptari e ka lidhur gruan në karrige dhe e ka torturuar për dy orë me një thikë në dorë të cilën ia ka drejtuar disa herë në gjoks. Ai nuk e ka qëlluar, megjithatë ka lënë shenja në lëkurën e saj.

Pasi gjendja e saj u përkeqësua, shqiptari e ka dërguar gruan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ajo u tha mjekëve se ishte dëmtuar pasi kishte rënë nga biçikleta.

Policia dyshoi në variantin e gruas dhe menjëherë nisën hetimet. Pasi filluan hetimet për rastin, gruaja tregoi gjithçka, duke thënë se ishte keqtrajtuar nga partneri.

Në seancën gjyqësore shqiptari u justifikua se nuk e ka torturuar kurrë partneren, por kjo e fundit shpif pasi drogohet./Opinion.al

Pas