Aktualitet

Iu përmbys varka në Prespë, policia: Dyshohet se është mbytur 45-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:07 - 05/09/21 |
Opi Nion

Një 45-vjeçar që kishte dalë për të peshkuar gjatë mbrëmjes në liqenin e Prespës dyshohet se është mbytur. Sipas policisë, 45-vjeçarit me iniciale S. V., iu përmbys varka si pasojë e dallgëve të forta në liqen. Tashmë pritet ardhja e polumbarëve, për të kryer kërkimet e nevojshme.

“Më datë 05.09.2021, në orët e para të mëngjesit, jemi njoftuar se në liqenin e Prespës, shtetasit S. V., 45 vjeç, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.

Është bërë njoftimi dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të kryer kërkimet e nevojshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al

 

Pas