Bota

Lideri i Iranit sulmon Trumpin: Klouni amerikan gënjen dhe shtiret


               Publikuar në : 12:36 - 17/01/20 |
el ida

Lideri suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamanei drejtoi lutjet e së premtes në Teheran, për herë të parë në 8 vjet. Ndër të tjera ai u shpreh se me sulmet kundër bazave amerikane, Irani tregoi se ka mbështetjen hyjnore për t’i dhënë një shuplakë në fytyrë, një fuqie botërore.

“Fakti se Irani ka fuqinë për t’i dhënë një goditje të tillë një fuqie botërore, tregon se këtu është dora e Zotit”, tha ai.

Khamenei akuzoi armiqtë e Iranit për shfrytëzim të tragjedisë për të vënë në pikëpyetje Republikën Islamike, Gardën Revolucionare Islamike dhe forcat e armatosura, teksa sulmoi edhe një herë, Presidentin Donald Trump dhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, të cilët u shprehën në rrjetet sociale se mbështesnin protestuesit iranianë.

“Klounët amerikanë gënjejnë dhe shtiren sikur mbështesin popullin iranian”, tha ai.

Irani po përballet me protesta të vazhdueshme nga qytetarët e zemëruar për rrëzimin e avionit ukrainas me 176 pasagjerë./Opinion.al

Pas