Te Fundit

Licencoi privatët, ish-ministri demokrat i Arsimit në gjyq


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:21 - 01/10/15 |
b.f

TIRANË- Ish-ministri i Arsimit në Qeverinë Berisha dhe ish-këshilltar i tij, Myqerem Tafaj do të përballet në gjykatë me akuzën e licencimit jashtë kritereve të 4 fakulteteve te ish-universitetit “Vitrina”. Sipas prokurorisë, ish-ministrit Tafaj i është komunikuar akuza të cilën nuk e ka pranuar. Tafaj dyshohet se ka shpërdoruar detyrën pasi në kundërshtim me ligjin ka certifikuar disa fakultete të ish-universitetit “Vitrina”.

Hetuesit thonë, se është provuar tashmë që Këshilli i Akreditimit pranë Ministrisë së Arsimit ka kundërshtuar kërkesën e ish-universitetit “Vitrina” për të hapur 4 fakultete për shkak të mos plotësimit të kritereve dhe përcaktimeve ligjore.  Ky kundërshtim i është dërguar Myqerem Tafajt, që mbante detyrën e Ministrit të Arsimit, i cili në kundërshtim me propozimin e Këshillit të Akreditimit ka firmosur urdhërin për hapjen e 4 fakulteteve të tjera nga Universiteti “Vitrina”.

Prokruorët thonë se nuk është arritur të provohet nëse ish-ministri Myqerem Tafaj ka përfituar të mira materiale.  Tafaj u kallëzua në prokurori disa muaj më parë nga ministrja aktuale e Arsimit, Lindita Nikolla. Burimet thonë se deputeti Tafaj nuk do të arrestohet por do të gjykohet i lirë.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas