Një dyqan argjendarie është grabitur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:45 në rrugën Luigj Gurakuqi, në qytetin e Lezhës. Mësohet se autori me motor dhe skafandër ka hyr brenda dyqanit duke arritur të marr disa bizhuteri.
Pronari e ka ndjekur nga pas dhe është përplasur fizikisht me të, por pa mundur ta ndalojë. Ai ka njoftuar më pas policinë, e cila po punon për identifikimin e autorit duke kqyrur edhe kamerat e sigurisë./Opinion.al