Kronikë

Lezhë/ Falsifikonin letërnjoftimet dhe pasaportat, në pranga dy persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:18 - 18/12/20 |
Doriana Çepunaj

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pasi akuzohen për falsifikim të dokumenteve.

Sipas policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Falsifikatori” janë vënë në pranga shtetasit L. S., 27 vjeç dhe R. H., 39 vjeç, banues në Kukës.

Në hyrje të qytetit të Rrëshenit, shërbimet e Policisë së DVP Lezhë kanë evidentuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë ndalimin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford Mustang” me drejtues shtetasin R. H. dhe pasagjer shtetasin L. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 23 karta identiteti, 19 pasaporta dhe 23 leje drejtimi të shteteve të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara”, njofton policia.

Më tej, uniformat blu sqarojnë se është ushtruar kontroll në banesën dy personave, ku efektivët  përsëri kanë gjetur letërnjoftime.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti “Ford Mustang”, pasaportat, kartat e identitetit dhe lejet e drejtimit të falsifikuara.

Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./ Opinion.al

Pas