Kryesore

Lëvizje në dy ministri, kush janë zëvendësministrat e rinj


               Publikuar në : 18:14 - 11/12/19 |
Opi Nion

Tre zëvendësministra të rinj janë emëruar në Ministrinë  e Jashtme dhe atë të Arsimit.

Mësohet se është liruar nga detyra zëvendës ministri i Arsimit të Sportit dhe Rinisë, Redi Shtino, ndërsa me vendim të Këshillit të Ministrave, janë emëruar Oltion Rrumbullaku dhe Nina Guga.

Ndërkohë, në Ministrinë e Jashtme, është emëruar zëvendësministër Agron Tare, ish-drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës.

Po ashtu qeveria i ka thënë “Po” memorandumit të mirëkuptimit me qeverinë amerikane për sigurinë 4G dhe 5G.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e kësaj të merkure edhe pse nuk është shoqëruar me detaje./ Opinion.al

Pas