Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra/ Historianët kundër Demarkacionit, ja çfarë u shkruajnë deputetëve

2016/08/31 at 11:01 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Letra/ Historianët kundër Demarkacionit, ja çfarë u shkruajnë deputetëve

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, në vazhdën e saj sipas planit të punës për të kundërshtuar Marrëveshjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi iu ka dërguar letër të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.


Në këtë letër historianët kërkojnë nga ligjvënësit kosovarë që nesër të mos e votojnë këtë marrëveshje.

Ja letra e plotë:

Të dashur deputet dhe deputete të Kuvendit të Republikës se Kosovës,

Kanë mbetur edhe disa orë, deri kur në Kuvendin e Republikës se Kosovës, në vendin me të lartë legjislativ të vendit tonë, të filloj diskutimi dhe me pas miratimi i Marrëveshjes për Demarkacionin në mes të Republikës se Kosovës dhe Republikës se Malit të Zi.

Ky është një moment i kthesë se madhe në historinë e Kosovës të pas luftës çlirimtare e cila përfundoj me lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Fati i popullit tonë është në gishtat tuaj. Ju e keni në dorë që të vendosni copëtimin e Kosovës apo të i thoni jo copëtimit të Kosovës. Emrat e juaj, tashme janë pjesë e historisë se vendit tonë. Një pjese e juaj jeni nënshkrues të aktit të pavarësisë se 17 shkurtit të vitit 2008, një pjesë tjetër e juaj jeni aktivistë të devotshme të viteve ’90 të shekullit XX, dhe një pjese e juaja jeni pjese e pa ndashme e luftës se lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të dashur deputet dhe deputete të Kuvendit të Republikës se Kosovës,

Me 1 shtator 2016, emrat e juaj përsëri do të hynë në histori, por kësaj herë hyrja aty ka një kushte, e kusht i cili është në duar e juaj. Të gjithë ju duke i thënë jo Demarkacionit më Malin e Zi, do të mbeteni për herë burra e burrnesha të pa vdekshëm, ndërsa ju që do të i thoni po Demarkacionit me Malin e Zi, do të mbeteni për herë në faqen e zezë të historisë se vendit tonë.

Ju që do të i thoni po Demarkacionit me Malin e Zi, do të i leni gjurmë te zezë vetës tuaj, familjes dhe fëmijëve tuaj.

Ne, vlerësojmë dhe kemi vlerësuar si dhe e përsërisim prapë, që komisioni shtetëror i kryesuar nga Murat Meha, ka bërë punë skandaloze, duke lenë pjesë të tera të Kosovës jashtë kufinjë të saj.

Ju të nderuar deputet dhe deputete të Kuvendit të Republikës se Kosovës duhet të dini se kufinjët e Kosovës i kanë vendosur gjaku i shumë e shumë dëshmorëve të kombit, e jo lapsi i Murat Mehës dhe pjesë se tjetër të komisionit. Ju duhet të dini se në brendës të komisionit qeveritar ka njerëz që janë skandaloz, që kanë një të kaluar jo të mirë kombëtare e profesionale.

Të nderuar deputet e deputete të Kuvendit të Republikës se Kosovës,

Me votë kundër Demarkacionit me Malin e Zi, do të mbroni interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Kosovës, do të ndalen s humb procese të tjera të liga për popullin tonë.

Në fund të kësaj letra, ju lutemi kujtoni delegatët e Kuvendit të Prizrenit të korrikut të vitit 1945, delegat ë cilët i than po aneksimit të Kosovës nga Serbia, po ashtu kujtojeni edhe delegatët e Kuvendit të Kosovës të marsit të vitit 1989 të cilet me dëshirë ia hoqën Kosovës elementin konstituivi, shikojeni se si sot ata i gjykon historia, andaj edhe ju nesër me 1 shtator 2016, jeni para dy rrugëve, ose të i thoni po copëtimit të Kosovës ose të i thoni jo copëtimit të Kosovës.

Vendosni vet, por nesër historia do të gjykoj veprimin e juaj.

Kaloni diktatet dhe vendimet e forumeve të partive, sepse tash jemi në demokraci dhe nuk jemi në sistemin parti-shtet.

Duke ju uruar punë të mbarë, në emër të Kryesisë dhe të gjitha strukturave dhe anëtarësisë se Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ju ftojmë që të i thoni jo Demarkacioni me Malin e Zi dhe i gjithë procesit të kthehet në pikën zero. /KlanKosova

Etiketa: DemarkaciondeputetëhistorianëkosoveKUnderleter


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Ja çfarë muzike dëgjon Getoar Selimi

Vipat e Bllokut tallen me Getin, ja si e quajnë

Kritikon Granit Xhakën, përjashtohet nga konferenca gazetari

Kritikon Granit Xhakën, përjashtohet nga konferenca gazetari

Kuqezinjtë sonte në fushë, ja formacioni i ri i De Biasit. Ka surpriza

Kuqezinjtë sonte në fushë, ja formacioni i ri i De Biasit. Ka surpriza

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}