Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuqezinjtë sonte në fushë, ja formacioni i ri i De Biasit. Ka surpriza

2016/08/31 at 11:14 AM
në Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuqezinjtë sonte në fushë, ja formacioni i ri i De Biasit. Ka surpriza

Shqipëria do të luajë sonte, në orën 20:30, ndeshjen e parë pas finaleve të “Euro 2016”. Pas largimit të disa kuqezinjve drejt Kosovës, trajneri italian do të kërkojë të gjejë alternativa të reja, të cilat duhet të kompletojnë grupin dhe të jenë një garanci për vijimësinë. Testi i parë gjeneral për këtë, por edhe “paradhoma” e kualifikueses së parë në Grupin G të “Rusia 2018”, ndaj Maqedonisë, më 5 shtator, është miqësorja e mbrëmjes së sotme, ndaj Marokut në stadiumit e ri Loro Boriçi në Shkodër.

formacion

Sa i përket formacionit, të cilin De Biazi nuk e ka bërë të ditur, ashtu si edhe emrin e kapitenit, që do të zëvendësojë Lorik Canën, nuk pritet të ketë ndryshime në rreshtim, në modulin taktik. Kuqezinjtë do të vijojnë të luajë me skemën 4-1-4-1, me theks difensiv, me një sulmues në majë, të asistuar nga krahët e mesfushës.

Kështu, në portë do të luajë Etrit Berisha, i cili është në pritje të një skuadre të re, për shkak se te Lazio duhet të ngrohë stolin.

Para tij, në qendër të prapavijës, do të rreshtohet dyshja Mavraj-Gjimshiti. Ky i fundit, po ashtu, nuk e ka të sigurtë qëndrimin tek Atalanta, për mungesë hapësirash aktivizimi.

Hysaj, si gjithmonë, do të luajë në të djathtë të mbrojtjes, ndërsa surpriza duket se do të jetë në të majtë. Vendin e të përhershmit Agolli do ta zërë Lenjani.

Ky i fundit është spostuar nga ky krah i mesfushës në difensivë, për shkak se duhet t’i lirojë një vend Hykës.

Lojtari i rithyer në kombëtare po shkëlqen në Zvicër, ndaj De Biazi ka menduar ta shohë në veprim, me fanellën kuqezi, pikërisht në një miqësore me Marokun.

Dyshja e qendrës së mesfushës do t’i besohet Kaçes, në rolin e një organizatori, dhe Abrashit, si shkatërrues.

“Filtrin” e aksioneve të kundërshtarit do ta bëjë Taulant Xhaka, i vendosur mes mbrojtjes dhe mesfushës.

Në të djathtë të mesfushës duket se do të ketë vend për Gashin, edhe ai në një formë të mirë me klubin e tij.

Një mundësi tjetër do t’i jepet Cikalleshit në sulm, edhe pse në “Euro 2016” e bëri më së miri këtë detyrë Sadiku, apo Balaj ka shënuar me klubin e vet të ri rus.

De Biazi do ta shohë se ku ndodhet shtatlarti kavajas, për të vendosur më pas për lojtarin që do të jetë në majë ndaj Maqedonisë.

Kuptohet, duke qenë një ndeshje miqësore, do të kryhen edhe zëvendësime të shumta. Ndaj, pritet që minuta në këmbë të ketë edhe për kuqezinjtë e tjerë, të thirrur nga De Biazi për këtë miqësore dhe kualifikuesen e 5 shtatorit, ndaj Maqedonisë. /Telesport

Etiketa: De Biasiformacionmarokshqiperi

Ju sugjerojmë

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in
Aktualitet

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

2 Korrik, 2025 9:15 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë
Bota

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë

2 Korrik, 2025 8:46 pm
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
Bota

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

2 Korrik, 2025 8:28 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Alarmi/ Evakuohen pasagjerët në aeroportin e Frankfurtit

Alarmi/ Evakuohen pasagjerët në aeroportin e Frankfurtit

Selena Gomez trishton fansat…

Selena Gomez trishton fansat...

Rikthehet Fatos Nano…

Rikthehet Fatos Nano...

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
2 Korrik, 2025

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një...

Lexo më shumë

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
2 Korrik, 2025

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të...

Lexo më shumë

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
2 Korrik, 2025

Sipas mediave shtetërore, Presidenti iranian Masud Peseshkian ka nënshkruar një ligj që pezullon bashkëpunimin e vendit të tij me Agjencinë...

Lexo më shumë

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
2 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com