Bota

Lëshimi i raketës së fuqishme nga Koreja e Veriut, publikohen pamje nga hapësira



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:17 - 31/01/22 |
Opi Nion

Pas lëshimit të raketës më të madhe që prej vitit  2017, Koreja e Veriut ka publikuar  pamje nga hapësira në gadishullin korean. Në fotografitë e kryera shfaqen pjesë të Gadishullit Korean dhe zona të tjera përreth.

Koreja e Veriut konfirmoi  se ka lëshuar një raketë me rreze të mesme e cila arriti një lartësi prej 2000 km përpara se të zbriste në Detin e Japonisë. Në kapacitet të plotë, kjo raketë mund të vejë brenda perrimetrit të sulmit edhe zonat sikurse territori amerikan Guam.

Japonia, Koreja e Jugut dhe SHBA-ja e kanë dënuar lëshimin, testin e shtatë për këtë muaj.

OKB-ja i ka ndaluar Korenë e Veriut testimet e armëve balistike dhe bërthamore dhe i ka vendosur sanksione të rrepta. Por shteti i Azisë Lindore kundërshton rregullisht ndalimin, ndërsa udhëheqësi Kim Jong-un është zotuar të forcojë mbrojtjen e vendit të tij./Opinion.al

Pas