Aktualitet

Video/“Akrepi i natës”, arrestohet 33-vjeçari që grabiste dyqanet e Tiranës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:30 - 31/01/22 |
Opi Nion

Një 33-vjeçar që grabiste dyqanet në kryeqytet gjatë natës është vënë në pranga nga policia.

Pas dokumentimit të 12 raste të vjedhjeve, u arrestua Arqil Xhepa gjatë operacionit policor të koduar “Akrepi i natës”.

Xhepa rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, pasi ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe prodhim e shitje e lëndëve narkotike, ndërsa aktualisht ka qenë i shpallur në kërkim nga Komisariati Nr.2 për vjedhje.

Blutë kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 59-vjeçarin me iniciale L.Sh., personi i cili blinte nga 33-vjeçari sendet që ky i fundit vidhte nëpër biznese. 59-vjeçari akuzohet për përvetësim të parave ose mallrave që rrjedhim nga vepra penale ose veprimtari kriminale.

Nga hetimet ka rezultuar se 33-vjeçari Xhepa është autor i 12 vjedhjeve të ndryshme, të ndodhura në datën 3 janar 2022, në rrugën “Prokop Mima”, ku dyshohet se ka vjedhur një aparat celular dhe një shumë parash në dyqanin me administratore shtetasen B. H.;

Në datën 10 Janar 2022, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se ka vjedhur në lokalin në pronësi të shtetasit F. K.; Më datë 12 Janar, në rrugën “Gjergj Elez Alia”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe disa pajisje në dyqanin e shtetases Xh. D.; Më datë 15 janar, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop, në dyqanin e shtetases S. R.; Më datë 15 janar, në rrugën “Reshit Çollaku”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në banesën e shtetases O. K.; Më datë 16.Janar, në “Rrugën e Kastriotëve”, dyshohet se ka vjedhur një laptop dhe një shumë parash në dyqanin e shtetases B. M.; Më datë 25 Janar, në bulevardin” Zogu I”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe disa dokumente, në zyrat e një kompanie; Më datë 26.Janar , në rrugën “Mine Peza”, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit A. R.; Më datë 26 Janar, në “Rrugën e Bogdanëve”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetasit N. L.; Më datë 27 Janar, në rrugën “Bardhok Biba”, dyshohet se ka dy laptopë në studion e shtetasit E. G.; Më datë 28 Janar, dyshohet se ka tentuar të vjedhë dyqanin e shtetasit F. K.; Më datë 29 Janar 2022, ne rrugën “Gjin Ndue Shpata”, dyshohet se vjedhur një laptop në studion e shetasit L. F.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi tre celularë, tre laptopë, tre biçikleta, një aparat fotografik, një palë syze dhe mjete që dyshohet se autori i përdorte për kryerjen e vjedhjeve. Të gjitha Grabitjet janë regjistruar në muajin Janar të këtij viti.

Pas