Kryesore

Legalizimi i kanabisit, Rama: Mund ta kalojmë këtë sesion parlamentar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:20 - 12/05/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët lidhur me situatën e krijuar nga COVID-i, por edhe atë politike.

Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse është konsultuar me parë me BE për idenë e legalizimit të kanabisit për arsye mjekësore.

Rama është shprehur se për këtë ide nuk është konsultuar me BE, por me ekspertë të fushës të disa vendeve ku ka pasur eksperienca të legalizimit të hashashit për arsye mjekësore

Ka thënë të vërtetën, nuk jemi konsultuar me delegacionin e KE-së për projektin, as unë nuk e thashë. Nuk ka asnjë vlerësim për këtë rast, pasi e vërteta është që nuk ka asnjë konsultim të bërë me delegacionin e BE-së me këtë projekt, konsultimet i kemi bërë me ekspertë të fushës në disa vende ku ka pasur eksperienca jo të legalizimit të hashashit, por futjes në jetën ekonomike dhe veprimtarinë sipërmarrëse të vendit të përpunimit të kanabisit mjekësor” tha Rama.

Po ashtu, kryeministri ka theksuar se për legalizimin e kanabist mjekësor, po punohet prej një viti dhe synohet të miratohet në këtë sesion parlamentar.

“Kohë më parë kam thënë se nuk është kjo koha për të folur për këtë çështje, pasi ishte koha për të vënë nën kontroll kultivimin e paligjshëm dhe trafikun. Situata ka ndryshuar tashmë. Kemi më shumë se një vit që punojmë për këtë projekt, pasi na është dashur të bëjmë shumë punë kërkimore. Tani janë pjekur kushtet, është shumë e thjeshtë. Nga vijnë idetë, unë nuk jam që luftojë për të drejtat e autorit. Kultivimi i kanabisit për arsye mjekësore, tashmë është një trend botëror. Do ta shtyjmë përpara këtë projekte dhe ambicia është që ta kalojmë para këtij sesioni në parlament”, u shpreh kryeministri./ Opinion.al

Pas