Kryesore

Koalicion me LSI? Si përgjigjet Edi Rama


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:31 - 12/05/20 |
Opi Nion

Edhe pse kohët e fundit duket se ka patur një rënie të tensionit në raportet, mes Presidentit dhe Kryeministrit, Edi Rama ka përjashtuar çdo mundësi për koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

I pyetur nga gazetarët gjatë një konference online, Rama foli për degradim të vazhdueshëm të kësaj force politike, ndërsa tha se nuk ka asnjë arsye për kolacion.

“Nuk shoh asnjë perspektivë për një rikthim në një koalicion me partinë e presidentit, sepse konteksti i sotëm dhe degradimi i vazhdueshëm i asaj force politike dhe detyrimet tona programore dhe bindja jonë se për ne është e mjaftueshëm të flasë puna dhe falë punës një aleancë me popullin, na e bëjnë pa asnjë interes këtë temë diskutimi. Nuk kemi asnjë arsye të bëjmë koalicion dhe asnjë arsye. Po e përjashtoj këtë”, tha Rama./Opinion.al

 

Pas