Politikë

Rama nuk tërhiqet nga Teatri: Jemi shumica dhe e kemi marrë vendimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:40 - 12/05/20 |
el ida

Kryeministri Rama ka konfirmuar edhe një herë synimin për ndërtimin e një godine të re të Teatrit Kombëtar.

“Jam njeriu i fundit që duhet të pyesni për të kërkuar ndonjë hap prapa. Jam i pari që kam thënë qysh prej vitit të largët 1998-99 që ajo godinë duhet shembur dhe Shqipëria duhet të ketë një teatër kombëtar të denjë për këtë emër. Mezi pres të shoh të ndërtohet teatri i ri.

Prandaj të gjithë kanë të drejtën të kenë kundërshtitë e tyre, por në fund vendos shumica. Ne jemi shumica dhe e kemi marrë këtë vendim. Dhe nuk shoh se si pakica të caktuara mund të imponojnë në çfarëdo forme vendimmarrje që lidhen me kompetenca të drejtpërdrejta të pushtetit të mandatuar nga populli”.

Sakaq, Teatri Kombëtar kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Me një vendim të Këshillit të Ministrave që mban datën 8 maj, me propozim të Ministrisë së Kulturës, teatri dhe trualli i tij prej 5 522 metrash katrorë i kalojnë në pronësi bashkisë.

Qëllimi është ndërtimi i një godine të re bashkëkohore, thuhet në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare./Opinion.al

Pas