Politikë

Reforma Zgjedhore, Rama: Këto janë dy pikat e panegociueshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:33 - 12/05/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim online me gazetarët, ku ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi, si dhe për zhvillimet e fundit politike.

Në lidhje me Reformën Zgjedhore, Rama theksoi se administrata zgjedhore do të depolitizohet dhe në Kolegjin Zgjedhor nuk do të ketë gjyqtarë pa kaluar vettingun.

Zgjedhjet e lira janë detyrim, Shqipëria ka pasur, cilësia ka qenë në përmirësim dhe duhet përmirësuar. Këtu nuk bëhet fjalë për të pranuar propozimet e opozitës, por dakordësuar propozimet e OSBE-, nuk di të ketë një të tillë që të përputhet me cka ju thatë. Di që janë shumë të qarta propozimet, dy pika janë të panegociueshme, e para depolitizimi i administratës zgjedhore, gjë për të cilën ODHIR ka rekomanduar depolitizimin. Në këtë pikë jemi gati dhe ta bëjmë dhe administrata t’u takojë qytetarëve. Dhe përgjegjësia e administratorëve zgjedhore të jetë qytetare dhe ligjore, që në zgjedhjet do të përfshihet. Dhe e dyta në kolegjin zgjedhor jo gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun, ky është një tjetër propozim, që nëse nuk gabohem, se mbase ka qenë, dhe ndoshta nuk jam i informuar se është Gjiknuri që e ndjek këtë proces. Por e përsëri, gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun nuk do të pranojmë që të jenë pjesë e kolegjeve zgjedhore. Këto dyja janë kyce, administrata e depolitizuar dhe trupa e kolegjit me gjyqtarë që e kanë kaluar vettingun. Presim që të dalim me një draft për të cuar përpara procesin” tha Rama./ Opinion.al

Pas