Kryesore

Rama komenton për herë të parë kritikat e Bushatit për qeverinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:30 - 12/05/20 |
el ida

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka komentuar për herë të parë kritikat e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili nga foltorja e Parlamentit, i bëri thirrje qeverisë të shkëputej nga “oligarkët”.

Në një konferencë online me gazetarët, Rama kundërshtoi përdorimin e këtij termi, duke u shprehur se në Shqipëri nuk ka oligarkë.

“Sulmet e Bushatit? S’kam asnjë ndjenjë të posaçme me thënë të drejtën. Është një hapësirë e lirë dhe secili mund të thotë mendimin e tij.

Unë i mbetem asaj që kam thënë, jo sepse e kam thënë unë, por sepse e besoj edhe sot.

Në Shqipëri nuk ka oligarkë. Mjafton të referohemi te termi dhe të nxjerrim përfundime. Nuk kam njohur asnjë person deri më sot që ta ketë këtë pushtet në Shqipëri dhe nuk kemi marrë asnjëherë asnjë vendim që nuk ka qenë i diktuar nga bindjet tona dhe qasja jonë në raport me interesat e vendit. Është një term që përdoret në mënyrë të gabuar”, tha Kryeministri.

“Këtu ka një grup personash që janë pasuruar ndër vite dhe me ardhjen tonë në qeveri nisën t’i paguajnë më shumë taksa shtetit”, shtoi kreu i qeverisë./Opinion.al

Pas