Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Le ta falënderojmë Nastradinin për dritën që hedh mbi tepsinë e premtuar

2018/04/15 at 8:49 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Kotec

Edmond Tupja


Kisha shumë kohë pa e ftuar në këtë rubrikë të së dielës Nastradinin e famshëm, këtë filozof popullor të mirënjohur prej disa shekujsh jo vetëm në botën arabe e në Azi, por edhe në vendet dikur të pushtuara nga turqit osmanë, siç është rasti edhe i vendit tonë. Ja, pra, tek e ftova ose, më saktë, tek më detyroi aktualiteti i politikës shqiptare që ta ftoja. Për këtë u bë shkak fjala “tepsi”, e cila u lakua në të gjitha rasat gjatë fushatës zgjedhore që parapriu fitoren e bujshme të Partisë Socialiste në kuptimin e saj të figurshëm, pra, në kuptimin “të mirat, avantazhet e privilegjet që u sjellin pushtetarëve pasuria e paraja”, pa harruar ngjashmërinë e rrumbullakët të “tepsisë” me “timonin”, edhe kjo fjalë e fundit në kuptimin maocedunian “qeverisje, drejtim i vendit me një dorë egërsisht arrogante”.

Më konkretisht, fjala “tepsi” më kujtoi pardje një histori me Nastradinin, të cilën po e përmbledh shkurtas: “Nastradini i varfër i kishte marrë hua komshiut të pasur një tepsi të madhe, sepse e shoqja, Hatixheja, do të bënte bakllava. Bakllavaja u bë, u shijua e u harrua, por Nastradini nuk po ia kthente që nuk po i kthente tepsinë të zotit, i cili po e humbte pak nga pak durimin. Pas disa javësh, Nastradini ia ktheu atij më në fund tepsinë duke i kërkuar ndjesë, madje i dha edhe një tepsi fare të vogël, çka e habiti edhe komshiun, edhe të shoqen e tij.

Duke parë habinë e tyre, Nastradini u shpjegua: “Kur ma dhatë tepsinë, ju nuk e dinit se ajo ishte shtatzënë, kështu që unë prita sa i kaloi periudha e lehonisë dhe ja, po jua kthej të madhen bashkë me të voglën, duke ju kërkuar ndjesë për vonesën e duke ju falënderuar me gjithë shpirt për durimin”. Pas ca kohësh, Nastradini i kërkoi sërish fqinjit të pasur t’ia huante edhe një herë tepsinë e madhe, çka ky nuk ngurroi për asnjë çast që t’ia jepte, sigurisht duke shpresuar se tepsia e tij do të mbetej sërish shtatzënë. Kaluan disa javë, madje disa muaj dhe, ndërsa komshiu po niste të pendohej për bujarinë e tij, ja tek i mbiu te dera Nastradini me duart bosh e fytyrën e pikëlluar, duke i thënë gati me lot në sy: “Më vjen keq, por tepsia jote ndërroi jetë. Të rroni e ta kujtoni!”.

Kuptimplote më duket kjo histori edhe për tepsinë e madhe të Kryeministrit Rama, së cilës ende nuk po ia sheh hajrin e nuk po ia ndien lezetin populli ynë durimmadh në varfërinë e tij shembullore, për të mos thënë madhështore. Partia Socialiste, me gojën e korifenjve të saj deputetë dhe të emisarëve të saj ministra, po bën çmos ta sigurojë popullin tonë të urtë e të bindur deri në përulësi se tepsia e premtuar, nën drejtimin e Timonierit të Madh, është 100 për qind shtatzënë dhe, pas ekografisë që i kanë bërë specialistët e saj të diplomuar jashtë shtetit (ndoshta edhe në një planet tjetër, jashtë sistemit tonë diellor, emri i të cilit me gjasë mbahet sekret), së shpejti do të pjellë me qindra e mijëra tepsi të vogla për çdo familje shqiptare, kryesisht, veçanërisht e bujarisht për ato që regjistrojnë numrin më të madh të të papunëve, të pensionistëve e të handikapatëve të të gjitha llojeve: invalidë, trizomikë, autikë, paraplegjikë etj., etj..

Gjithsesi, ky aksion në shkallë të gjerë e të gjatë, të thellë e të lartë, i ndërmarrë ballas nga emisarët e Partisë Socialiste në shtypin e shkruar dhe në mediat elektronike, na qenka frymëzuar pikërisht nga një tjetër histori e Nastradinit tonë (ndër)kombëtar, të cilën po e rrëfej përmbledhtas si vijon: Në qytetin ku banonte Nastradini, – tregon nastradinologu francez Jean-Louis Maunoury – si pasojë e një thatësie të stërzgjatur, pllakosi zia e bukës. Por, sidoqoftë, jo të gjithë po vdisnin nga uria: të pasurit kishin krijuar rezerva me grurë, vaj, fasule, thjerrëza e pastërma.

Një ditë, Hatixheja i thotë të shoqit: “O Nastradin, tërë qyteti të vlerëson si njeri me një barrë mend. Mos rri duarkryq; dil te sheshi, mblidhi njerëzit dhe përpiqu t’i bindësh të pasurit që t’u japin ca ushqime të varfërve”. Nastradinit i duket sikur e shoqja kësaj radhe ka të drejtë. Ai ndjek këshillën e saj dhe, pas dy orësh, kthehet në shtëpi me fytyrën që i ndrit nga gëzimi. “Grua, – i thotë – le t’i falemi Allahut Mëshirëmadh!”.

Ajo e pyet: “Ah, ia arrite, pra?”. Ai ia kthen: “Nuk ishte punë e lehtë. Ia arrita, por përgjysmë”. “Si? – habitet ajo – Ç’do të thotë ‘përgjysmë’?” “Po, arrita të bindja vetëm të varfrit!”. Si përfundim, o lexuese e lexues të paanshëm të kësaj rubrike, le ta falënderojmë Nastradinin për dritën që hedh mbi tepsinë e premtuar, por aq zhgënjyese të qeverisë sonë, që nuk bën veçse na verbon sytë, por nuk na e prish mendjen kurrsesi.

Etiketa: edmond tupjanastardinitepsia


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
I dehur qëlloi të atin me shpullë, por ai e dërgoi në burg. Ja përse Rigelsi e falenderon sot

I dehur qëlloi të atin me shpullë, por ai e dërgoi në burg. Ja përse Rigelsi e falenderon sot

Lind fëmija me këmishë në Tiranë

Lind fëmija me këmishë në Tiranë

Video/Pas 50 vitesh martesë cifti në prag të divorcit, shkak firma e hedhur nga burri me motrat e tij

Video/Pas 50 vitesh martesë cifti në prag të divorcit, shkak firma e hedhur nga burri me motrat e tij
















TE FUNDIT

Në pritje të playoffit të Botërorit, Sylvinho: Duhet të gabojmë sa më pak

Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
21 Janar, 2026

Edhe pak javë na ndajnë nga momenti më vendimtar i Kombëtares Shqiptare. Në muajin mars kuqezinjtë i pret faza e...

Lexo më shumë

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
21 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mbrëmje në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me vajzën e Presidentit amerikan,...

Lexo më shumë

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha
21 Janar, 2026

Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar masën e caktuar për ish-zyrtarin e Bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha. Gjykata e Apelit të...

Lexo më shumë

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
21 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë kërkesë zyrtare edhe Selisë së Shenjtë në Vatikan që të bëhet pjesë e Bordit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com