Politikë

Largimi i deputetes së LSI në PS, ish-ministri: Na more një vlerë të madhe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:37 - 24/01/21 |
Opi Nion

Pas ish-ministrit Nasip Naço dhe deputetit të Beratit Gledion Rehovica, nga LSI drejt PS është larguar sot dhe deputetja qarkut Gjirokastër,  Ediola Braha.

Ka qenë Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, që ndërsa bëri   publik këtë fakt, shkroi ndër të tjera se tashmë LSI po shkon drejt shkërmoqjes totale.

Ish-Ministri i LSI Vangjel Tavo i është përgjigjur Ministrit Çuçi mbi këtë argument, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook.

Tavo shkruan ndër të tjera se drejt shkërmoqjes është rilindja, ndërkohë që nuk kursen ironinë për deputeten e larguar, të cilën e quan një vlerë me famë ndërkombëtare.

LEXO EDHE -Largohet nga LSI, kush është deputetja që i bashkohet PS

“Po ç’na bëre more Bledi!? Po si na e bëre këtë o Bledi!? Po si na e more o Bledi!?  Po si nuk e kuptove prej dy vitesh kur të erdhi në zyrë (të kujtohet?) që ishte e juaja o Bledi!? Po si nuk e kuptove që ishte e juaja teksa votonte çdo ligj të “Rilindjes”, o Bledi!? Po si nuk e kuptove o Bledi, se sa talent kishte dhe sa e vlefshme ishte për “Rilindjen” kur e përzgjodhët relatore të ndryshimeve kushtetuese për kodin zgjedhor? Mos more Bledi çfarë na bëre! Na more një vlerë të madhe me famë ndërkombëtare! Sa për shkërmoqjen, o Bledi, është “Rilindja” drejt shkërmoqes totale më 25 prill. Asgjë e askush nuk mund ta ndalë më karrocën e “Rilindjes” tashmë të drejtuar drejt greminës”, shkruan Tavo. Kujtojmë se Ediola Braha hyri në parlament pas dorëzimit të mandatit nga Vangjel Tavo./Opinion.al

 

 

Pas